Beogradi e bën incident diplomatik të ashtuquajturin “sulm me gurë” në Tiranë dhe thërret ambasadorin shqiptar, duke i dorëzuar një notë proteste.
Siç bën të ditur televizioni privat më prestigjoz në Serbi B92, Ministria e Jashtme ka thirrur urgjentisht ambasadorin shqiptar, Ilir Boçka, të cilit i ka dorëzuar notën e protestës.
“Përkundër faktit se është një event me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshjeje futbolli. Republika e Serbisë, vijon dokumenti, pret dhe kërkon që ekipit serb të futbollit t’i garantohet plotësisht siguria gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe që ndeshja të luhet e qetë. Gjithashtu presim që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe të dënohen në mënyrë adekuate”, theksohet në deklaratë.
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për të marrë notën e protestës së Serbisë me arsyetimin se asgjë nuk ka ndodhur.
/tesheshi.com/