“Fatkeqësisht, për mua dhe për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë, unë nuk do të përzgjidhem për Euro-n tonë në Francë.”
Kështu ka shkruar sot Karim Benzema në faqen e tij në Twitter, duke u dhënë fund spekulimeve për pjesëmarrjen e tij në Europianin e këtij qershori.
Benzema e ka pohuar mospjesëmarrjen e tij pas një takimi që ka patur sot me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.
Një deklaratë e federatës franceze thoshte të njëjtën gjë: “… Graet dhe Didier Deschamps vendosën që Karim Benzema nuk do të marrë pjesë në Euro 2016”.
Ai u pezullua nga federata dhjetorin e vitit të shkuar, teksa ndaj futbollistit të Realit të Madridit ka një hetim për shantazhim të një lojtari tjetër të përfaqësueses franceze, Mathieu Valbuena-s.
Benzema luajti për herë të fundit me kombëtaren franceze në miqësoren e tetorit të 2015-ës ndaj Armenisë, ku ai shënoi dy gola. /tesheshi.com/