Të gjitha vajzat në Zelandën e Re do të marrin lines falas, vendosi kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern.
Siç tha ajo, qëllimi i saj është të ndalojë varfërinë menstruale, dhe qeveria do të paguajë për to që do të shpërndahen në shkolla.
“Dua të mbështes të rinjtë për të vazhduar arsimin e tyre,” tha ajo dhe lëvizja e saj u mirëprit nga miliona në rrjetet sociale.
Në Zelandën e Re, rreth 95,000 vajza, të moshës 9 deri në 18 vjeç, qëndrojnë në shtëpi gjatë menstruacioneve sepse nuk mund të përballojnë produkte higjiene.
Ardern u zotua ta ndryshojë këtë.
Varfëria menstruale është një çështje e vërtetë dhe serioze, që prek jetën e qindra mijëra vajzave dhe grave, të cilat ose nuk mund të përballojnë produkte të duhura higjenike ose nuk mund t’i blejnë ato. Në disa raste, kjo çon në mbajtjen zgjatur të këtyre produkteve që mund të shkaktojnë infeksion, tronditje toksike dhe, rrallë, vdekje.
Zelanda e Re do të investojë rreth 4 milion dollarë në këtë iniciativë, dhe plani është që të gjitha shkollat të përfshihen në të deri në vitin 2021.
“Plani ynë për të zvogëluar varfërinë e fëmijëve gjatë një periudhe 10-vjeçare, sidomos tani që kemi familje që janë goditur rëndë nga pandemia COVID,” tha Ardern. /tesheshi.com/