Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte njoftoi dorëheqjen e tij nga politika të shtunën kur mandati i tij përfundon vitin e ardhshëm, duke nxitur spekulimet se ai po i hap rrugën vajzës së tij për ta pasuar atë në krye të vendit.
“Sot po njoftoj tërheqjen time nga politika,” tha Duterte, i cili ishte me senatorin Christopher “Bong” Go nga partia e tyre në pushtet PDP-Laban, kur ky i fundit u regjistrua për garën për nënkryetar në zgjedhjet e vitit 2022.
Duterte pritej të hynte në garë për nënkryetar. Ai nuk mund të kandidojë më për kreun e shtetit pasi kushtetuta e kufizon presidentin në një mandat gjashtë vjeçar.
Familje politike
Vajza e presidentit Sara Duterte-Carpio, e cila zëvendësoi babanë e saj si kryebashkiak i Davao, tha muajin e kaluar se nuk do të kandidonte për poste të larta në zgjedhjet e vitit të ardhshëm sepse ajo dhe babai i saj ishin pajtuar që vetëm njëri prej tyre do të hynte në garë.
Sot, vendimi i babait të saj mund t’i hapë rrugën asaj.
“Kjo lejon Sara Duterte të kandidojë,” tha Antonio La Vina, një profesor i drejtësisë dhe politikës në Universitetin e Ateneo në Manila.
Por La Vina tha se ai nuk mund të përjashtonte mundësinë që Duterte të ndryshonte mendje dhe të zëvendësonte Goa në një përpjekje për t’u bërë nënkryetar.
Kandidatët kanë afat deri të premten për t’u regjistruar, por tërheqjet dhe zëvendësimet janë të mundshme deri më 15 nëntor.
Duterte do të mbahet mend si njeriu që u tregua i pamërhirshëm me trafikantët e drogës në vend, duke iu shpallur atyre një luftë të hapur. /tesheshi.com/