Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Soliman Saleh: Si arriti Turqia ta ndërtojë fuqinë e saj të butë

Planifikimi për të ndërtuar fuqi të butë përfshin vënien në punë të historisë, kulturës, medias dhe shumë aktiviteteve në fusha të ndryshme, të tilla si sporti, artet, ndihma humanitare, shkëmbimet shkencore e studentore, shkëmbimin e njohurive, pjesëmarrjen në konferenca dhe ndërtimin ei imazhit mendor.

by te Sheshi
02/11/2021
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
Nga Soliman Saleh: Si arriti Turqia ta ndërtojë fuqinë e saj të butë

Turqia ka arritur të bëhet një aktor ndërkombëtar dhe marrëdhënia me atë vend hap hapësirë ​​për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, shkruan autori (Anadolli).

Ndërtimi i fuqisë së butë (soft power) është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballen vendet në shekullin e 21-të. Kjo është arsyeja pse shumë vende kanë përdorur rezultatet e studimeve shkencore për planifikimin strategjik në mënyrë që të rrisin fuqinë e tyre të butë dhe të luajnë një rol në mjedisin e tyre rajonal dhe të rrisin ndikimin e tyre në nivel global.

Planifikimi për të ndërtuar fuqi të butë përfshin vënien në punë të historisë, kulturës, medias dhe shumë aktiviteteve në fusha të ndryshme, të tilla si sporti, artet, ndihma humanitare, shkëmbimet shkencore e studentore, shkëmbimin e njohurive, pjesëmarrjen në konferenca dhe ndërtimin ei imazhit mendor.

Pse modeli turk?

Studimi i modelit turk në ndërtimin e fuqisë së butë hap një fushë të re në planifikimin strategjik në lidhje me zhvillimin e fuqisë së butë të shtetit dhe politikave që lidhen me të, përfshirë shumë shkenca, ku më e rëndësishmja pre tyre është fusha e diplomacisë publike.

Studimi, i paraqitur nga studiuesit Muharrem Eksi dhe Mehmet Seyfettin Erol, tregon se Turqia e filloi politikën e saj të ndërtimit të fuqisë së butë pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori pushtetin në vend. Dy studiuesit u përpoqën t’i përgjigjen pyetjes: Pse Turqia iu drejtua ndërtimit të fuqisë së butë dhe përdorimit të diplomacisë publike gjatë epokës së AKP?

Një vizion i ri

Studiuesit e interpretojnë këtë prirje si rezultat të vizionit të partisë për identitetin e saj dhe ndërgjegjësimit të udhëheqësve të saj për rëndësinë e fuqisë së butë dhe diplomacisë publike. Kuadrot e partisë filluan nga rrënjët dhe kultura e tyre islame në ndërtimin e një vizioni të bazuar në faktin se Turqia mund të luajë një rol udhëheqës në botën islame. Për ta përmbushur këtë rol, udhëheqësit e partisë përdorën fuqinë e butë turke dhe diplomacinë publike për të ndërtuar imazhin e një Turqie të re si një demokraci konservatore myslimane.

Ky imazh i ri i Turqisë ka kontribuar në rritjen e fuqisë së saj të butë në botën islame. Qeveria e AKP-së ka punuar për këtë qëllim strategjik dhe ka arritur të rrisë simpatinë e shoqërive myslimane ndaj Turqisë. Popujt muslimanë aspirojnë modelin e AKPsë dhe aftësinë për të aplikuar përvojën e kësaj partie në qeverisje. Kështu, fuqia e butë e Turqisë dhe përdorimi i diplomacisë publike janë të lidhura me fitimin e zemrave të muslimanëve dhe simpatinë e tyre për përvojën e AKP-së.

Mjedisi rajonal

Studiuesit Eksi dhe Erol besojnë se roli dhe ndikimi i Turqisë në Lindjen e Mesme po rritet. Krerët e AKP-së e shohin zonën si një mjedis rajonal që po kalon një transformim historik. Turqia nuk mund të qëndrojë larg zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Prandaj, për të fituar simpatinë e popujve myslimanë ajo ka punuar për të zhvilluar marrëdhëniet e saj me popujt e rajonit duke përdorur diplomacinë publike e duke u mbështetur në ndërgjegjësimin e identitetit dhe lidhjet kulturore e islame.

Shteti turk si shembull

Politikat e diplomacisë publike turke kanë arritur të ndërtojnë imazhin e Turqisë në mendjet e popujve myslimanë si një “shtet shembullor”. Karakteristikat më të rëndësishme të imazhit të ri kishin të bënin me faktin se ishte një shtet musliman, demokratik dhe ekonomikisht i përparuar. Pranvera Arabe gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e njerëzve për Turqinë si një vend model, përvoja e të cilës frymëzon njerëzit për të arritur përparim dhe demokraci.

Një shembull i përdorimit të diplomacisë publike

Dy studiuesit besojnë se qeveria e AKP-së ka arritur të paraqesë Turqinë si një model për përdorimin e diplomacisë publike në ndërtimin e marrëdhënieve me kombet e tjera. Politika e jashtme e vendit është ndërtuar mbi koncepte të reja, më e rëndësishmja prej të cilave është pozicionimi i Turqisë si një vend qendror dhe udhëheqës në Lindjen e Mesme. Kjo ka çuar në një rritje të ndikimit të Turqisë në nivel global ku ka filluar të zërë një pozicion të rëndësishëm si një shtet qendror për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe statusit të saj kulturor-historik.

Kjo do të thotë se ndërtimi i fuqisë së butë në nivel rajonal hap rrugën për rritjen e vlerësimit të një vendi dhe ndikimin e tij në nivel global. Kjo rrit rëndësinë e studimit të përvojës turke si një hyrje në përparimin e shkencës së diplomacisë publike. Kur një vend fiton një rol udhëheqës në një mjedis, statusi i tij global dhe fuqia e butë në nivel ndërkombëtar rriten. Kjo tregon se AKP-ja në planifikimin e ndërtimit të fuqisë së butë fillon nga studimet shkencore mbi realitetin rajonal dhe global. Vendet e botës detyrohen ta marrin parasysh rëndësinë e rolit rajonal që ka ky vend, sepse marrëdhënia me të hap mundësi për të ndërtuar marrëdhënie me vendet e tjera të rajonit.

Politika e jashtme shumëdimensionale

Studimi i përvojës turke gjithashtu hap rrugën për zhvillimin e planifikimit strategjik për ndërtimin e një politike të jashtme shumëdimensionale, e cila nuk fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe me një vend të caktuar. Turqia ka arritur të bëhet një aktor ndërkombëtar, dhe marrëdhënia me atë i hap rrugën zhvillimit të marrëdhënieve me vendet e tjera, gjë që shumë vende të botës e kanë kuptuar.

Kjo ka kontribuar në rritjen e aftësisë së Turqisë për të pritur konferenca ndërkombëtare, si dhe aftësinë e saj për të ngritut zërin e saj në platformat globale të hartimit të politikave. Duke vepruar kështu, AKP-ja ka arritur të fuqizojë pozicionin global të Turqisë dhe të zhvillojë rolin e saj në politikën ndërkombëtare, gjë që ka kontribuar në intensifikimin e marrëdhënieve të saj tregtare me vendet e botës.

Kjo sqaron rëndësinë e lidhjes midis marrëdhënieve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërsa çdo përmirësim i statusit të shtetit dhe fuqisë së tij të butë në mjedisin rajonal do të çojë në një rritje të fuqisë së tij globale dhe do ta bëjë atë një aktor në politikën ndërkombëtare. Dy studiuesit thonë se AKP-ja ka arritur të ndërtojë institucione moderne që punojnë për të ndërtuar fuqinë e butë të Turqisë dhe për të kryer aktivitete të diplomacisë publike në një mënyrë moderne dhe institucionale.

Harmonia midis Islamit dhe demokracisë

AKP-ja gjithashtu ka arritur të krijojë harmon midis Islamit dhe demokracisë dhe të paraqesë një përvojë në botën islame që mund të bëhet një model i vlefshëm për aplikim në vendet muslimane. Ishte e qartë se vendet e Pranverës Arabe, si Egjipti dhe Tunizia, aspironin këtë model dhe e trajtonin atë me respekt dhe admirim.

AKP-ja u paraqit para botës si shembull i një partie me identitet islam që ka arritur të ndërtojë një përvojë demokratike dhe të bëjë përparim ekonomik. Kjo tregon se çfarë mund të bëjë një parti (me identitet) islam në dritën e përvojës demokratike duke çuar në ndërtimin e një imazhi pozitiv të Turqisë në botën islame dhe në shumë vende të tjera të botës.

Pushtimi i zemrave dhe mendjeve

Një studim i përvojës turke, disa nga tiparet e së cilës janë shpjeguar nga studiuesit Eksi dhe Erol, dëshmon se AKP-ja ka arritur të fitojë zemrat dhe mendjet e njerëzve në botën islame, dhe kjo do të thotë të rrisë fuqinë e butë turke përmes përdorimit të diplomacisë publike.

Kështu, ndërgjegjësimi i drejtuesve të AKP-së për rëndësinë e diplomacisë publike në shekullin e 21-të ishte një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuan në ndërtimin e fuqisë së butë të Turqisë në nivel rajonal dhe global. Prandaj qeveria turke ka krijuar Zyrën e Diplomacisë Publike, e cila funksionon brenda Presidencës së Republikës, dhe ka krijuar një numër institucionesh të lidhura me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këto institucione kanë kontribuar në planifikimin strategjik të politikës turke dhe zbatimin e aktiviteteve që synojnë ndërtimin e fuqisë së butë të Turqisë. Ministria e Kulturës dhe institucionet arsimore kanë kontribuar gjithashtu në kryerjen e aktiviteteve të komunikimit dhe medias që synojnë të ndikojnë në opinionin publik në nivel global, duke i treguar botës historinë e Turqisë së re duke njohur kulturën, artin dhe gjuhën turke.

Kjo është një përvojë e rëndësishme që ia vlen të studiohet, pasi mund të kontribuojë në zhvillimin e aftësisë sonë për të ndërtuar fuqi të butë në shekullin e 21-të dhe në zhvillimin e diplomacisë publike si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata midis kombeve.

Marrë nga Al Jazeera – /tesheshi.com/

*Soliman Saleh është profesor në Universitetin e Kajros, anëtar i Këshillit Popullor në Parlamentin Revolucionar dhe sekretar i Komitetit për Kulturë dhe Media në Këshillin 2012.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ndaloi së dehuri por hante gozhdë…!

Ndaloi së dehuri por hante gozhdë…!

Piro Dhima takohet më nënën…në varrim!

Piro Dhima takohet më nënën…në varrim!

Kohë e vështirë pa cicërima politike: Trump do kthimin e llogarisë në Twitter

Kohë e vështirë pa cicërima politike: Trump do kthimin e llogarisë në Twitter

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni