Bateritë e smartfonëve rrallë zgjasin më shumë se një ditë. Ndërkohë që edhe për disa kohë rezistenca e baterisë nuk do të ndryshojë, ajo që duket se mund të përmirësohet dhe të përshpejtohet është koha e karikimit të telefonit.
Gjigandi kinez Huawei thotë se ka prodhuar një tip baterie, e cila pas pesë minutash shkon deri në 48 përqind karikim.
Kompania thotë se elektroda e re nënkupton që bateritë me jone litiumi mund të karikohen dhjetë herë më shpejt se bateritë aktuale. Kompania bën me dije se bateritë i janë nënshtruar disa testimeve dhe kanë kaluar inspektimet e nevojshme.
Gjatë karikimit, bateria duhet hequr nga celulari dhe duhet futur tek karikuesi special. Megjithatë koha e shkurtër e karikimit nënkupton se nuk do jetë një problem për përdoruesit./tesheshi.com/