Kreu demokrat Basha përcolli një mesazh 24 orë para votimeve të së dielës për zgjedhjet lokale, ku, pas vendimit për bojkot, referuar dhe anullimit presidencial, i quajti ato si të paligjshme.
“Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje.
Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje.
Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.
Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal”, tha Basha.
Por kryedemokrati apeloi për qetësi të dielën, duke thënë se dhuna nuk jep zgjidhje.
“Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike.
Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,
Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!”, tha ndër të tjera Basha. /tesheshi.com/