Kreu demokrat Basha pati një takim me aleatët mbrëmjen e së mërkurës, ku tha se në diskutim ishte raporti i OSBE/ODIHR-it për 30 Qershorin, sipas tij,i rënë.
“Tema kryesore e takimit ishte raporti i OSBE/ODHIR, i cili rrëzoi farsën e 30 qershorit. Raporti tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet, ka rënë drejtësia e Kushtetuta. Raporti tregon se Edi Rama ka varrosur shtetin e së drejtës, ekonominë e paratë e shqiptarëve. Prioriteti ynë është t’i japim fund kësaj gjendjeje me zgjedhje të lira e të ndershme.
Edhe pse totalisht jashtë sistemit, Basha tha se i takon partisë së tij që të marrë përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Ndodhemi para një momenti kyç, në më pak se një muaj gjysmë Këshilli Evropian do gjykojë për hapjen e negociatave. Negociata nuk kanë shans të hapen nëse nuk do ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ne si opozitë siç kemi hedhur disa hapa domethënës, jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është shumë e rëndë dhe largimi i Ramës nuk mjafton. Duhen ndryshime të thella politike”, tha Basha. /tesheshi.com/