Pas statusit-editorial të kryeministrit Rama nën titullin “Asgjë ë re nga fronti”, referuar opozitës dhe akuzave të saj, ka ardhur reagimi i kreut të PD-së, Bashan në po të njëjtën formë. Në orët e mbrëmjes, ky i fundit ka shkruar një status të gjatë nën titullin “Peshku i madh…dhe i madh fare”, duke patur në qendër atë, kryeministrin dhe ish-ministrin Tahiri, rreth së cilit përsillet i gjithë debati publik prej 48 orësh.
Shkrimi:
PESHKU I MADH DHE….I MADHI FARE
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përësëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.
Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar.
Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.
Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.
Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.
Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta te Opozites dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.
Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas cdo habili, është ai pas cdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.
Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.
Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë. /tesheshi.com/