Në një mbledhje të Këshillit Kombëtar demokrat, kreu i PD-së Basha, tha se roli i sotëm është më i vështirë se i ‘90-ës.
“Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë. Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkataren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e adhmja. Në këtë sfond, në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë! Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal”, deklaroi Basha, në një takim ku do të votohen funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.
Sipas tij, misioni i PD-së sot është më i rëndësishëm se kurrë.
“Sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. Por gjithçka nis dhe do të ketë suksese vetën me transformimin e politikes, modernizimin dhe europianizimin e saj. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada”, u shpreh Basha. /tesheshi.com/