Në një reagim nga protesta në bulevard, kreu demokrat Basha akuzoi kryeministrin si shkaktar të dhunës, duke ofruar këtë gjykim.
“Ju e patë se turma u ça fare lehtë, pas një përpjekjeje të banorëve të Unazës së Re dhe ndodhi ajo që ndodhi. Protesta nisi me lule për policinë dhe shumë paqësore, por ishte skenari i Ramës, ai që provokoi këtë situatë”, deklaroi Basha, duke vijuar më tej: “Populli është në të drejtën e tij për të protestuar dhe vendos vetë se sa do të vazhdojë të qëndrojë këtu. Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë tani dhe jo në Vlorë, pasi duhet të japë llogari që ka lënë shtetin në duart e krimit”. /tesheshi.com/