Kreu demokrat Basha ka folur sot pas kapjes së katër tonëve drogë në Babicë të Vlorës, por dhe pas shkarkimit të krerëve të policisë së Elbasanit, nga ana e kryepolicit Çako.
Basha ia ka dedikuar meritën e kapjes së drogës Krimeve të Rënda, SHISH-it dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ndërsa aktin e Çakos e ka quajtur një tentativë për tërheqjen e vëmendjes.
Për Bashën, i pari që duhet të largohet është vetë Çako me gjithë kupolën e policisë, e sipas tij edhe ministri Xhafaj, që siç tha, ka konflikt interesi pasi i vëllai i atij është i përfshirë në afera kriminale.
Basha edhe njëherë përsëriti thirrjen për largimin e Edi Ramës nga qeverisja, edhe pas plasjes së skandalit “Tahiri” në dosjen “Habilaj”. /tesheshi.com/