Gjatë seancës së parë para një gjykatësi në Manhattan, ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, u deklarua i pafajshëm dhe u la i lirë me kusht, i cili përfshin bono prej pesë milion dollarësh, të cilat do të sigurohen në shumën prej 1.75 milion dollarë në para ose pasuri të paluajtshme.
Si pjesë e lirisë së tij me kusht, atij i është ndaluar të udhëtojë në aeroplanë privatë, jahte ose anije pa miratimin e gjykatës, raporton CNN.
Në seancën dëgjimore, e cila u zhvillua përmes lidhjes video, Bannon veshi një maskë mbrojtëse që më pas e hoqi kur u largua nga gjykata. Para përkrahësve të tij dhe një grup gazetarësh, ai tha: “e gjithë kjo është për të ndaluar njerëzit që duan të ndërtojnë një mur,” tha Bannon.
Përvetësimi i parave
Bannon dhe tre të tjerët u arrestuan të enjten në mëngjes me akuzën për përvetësim të parave në një fushatë mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.
Një deklaratë nga Departamenti i Drejtësisë thoshte se ishte ngritur aktakuzë kundër Bannon dhe tre të dyshuarve të tjerë “për rolin e tyre në mashtrimin e qindra mijëra donatorëve në lidhje me fushatën ” We Build a Wall “, e cila mblodhi më shumë se 25 milion dollarë.”
Sipas aktakuzës, Bannon premtoi se 100 përqind e dhurimeve do të përdoren për projektin e ndërtimit të murit, por të pandehurit bashkërisht përdorën qindra mijëra dollarë në një mënyrë që nuk ishte në përputhje me ato që organizata ua paraqiti donatorëve.
“Të pandehurit keqinterpretuan se për çfarë do të përdoren dhuratat e mbledhura. Jo vetëm që gënjyen donatorët, por ata u përpoqën të fshehnin përvetësimin duke bërë fatura të rreme”, tha Inspektori Philip R. Bartlett. /tesheshi.com/