Zbulohet disa prapaskena të bisedimeve të vështira të samitit të Vjenës. BE-ja i ka kërkuar Serbisë që të zgjedhë se nga cila anë do të rrijë në lidhje me gazësjellësit.
Ndërkohë që Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pritet të shkojë në Moskë për të diskutuar në lidhje me gasësjellësin rus të quajtur si Rryma Turke, ku do të marrë pjesë edhe Maqedonia, BE-ja i ka kërkuar Beogradit se do të përfitojë financime vetëm nëse bëhet pjesë e TAP.
Dhe një nga pronaret e këtij gazsjellësi është angazhohet të financojë projekte të mëdha infrastrukturore. Një nga këto është edhe hekurudha Durrës-Prishtinë-Beograd.
Banka Europiane e Investimeve, institucioni më i madh financiar i Bashkimit Europian, me seli në Luxemburg, pronare e të cilit janë vendet anëtare të BE-së, ka bërë të ditur se do të investojë direkt disa projekte të mëdha të Ballkanit Perëndimor.
Në një njoftim për tesheshi.com, Presidenti i EIB, Werner Hoyer, shpalli në Samitin e djeshëm të Vjenës financimin e një numri projektesh, përfshirë edhe hekurrudhën e koridorit 10 e cila kalon edhe në Kosovë.
Këta projekte janë pjesë shtesë e veprimit të gazsjellësit TAP, ku EIB është një nga pronaret kryesore të tij.
Siç thekson presidenti i Bankës Europiane të Investimeve TAP do të furnizojë me gaz vendet e BE, por do të përdoret edhe si energji thelbësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
President i EIB Hoyer tha se: “Banka Europiane e Investimeve është financuesi më i madh në Ballkanin Perëndimor. Në linjë me mandatin tonë dhe synimeve të vendeve të rajonit ne në 10 vite kemi firmosur një pjesë kredish prej 7 milliard eurosh në këtë pjesë të botës (Ballkan).
Ne kemi ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës të paraqitur në Strategjinë e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2009, ndërkohë që jemi të gatshëm të adresojmë çështje të tjera për projektet e ndërlidhjes kufitare mes vendeve”.
Strategjia është punuar së bashku me Komisionin Europian, BERZH-in dhe Bankën e këshillit të Europës për Zhvillim, por edhe me vendet anëtare të Be dhe shtetet e Ballkanit.
Objektivi është të lehtësojmë përgatitjen dhe financimin e projekteve prioritare por edhe financimin dhe asistencën teknike, duke u fokusuar tek infrastruktura, duke përfshirë edhe infrastrukturën sociale (shkolla spitale etj).
Banka Europiane e Investimeve është institucioni financiar lider prej kohësh në investimet dhe në institucionet e BE. Ajo ka pronarë 28 vendet anëtare sipas një kuote të caktuar.
Ky institucion financiar ndërmerr projekte afatgjata për të investuar sipas synimeve të BE-së./tesheshi.com/