Luftërat në Lindjen e Mesme kanë pësuar humbje ekonomike rreth 900 miliardë dollarë që nga viti 2010, tha një zyrtar i lartë i Bankës Botërore.
Mahmoud Mohieldin – zëvendëspresident i Grupit të Bankës Botërore për agjendën e zhvillimit të vitit 2030, marrëdhëniet dhe partneritetet e OKB-së – tha se konfliktet në vendet arabe midis viteve 2010 dhe 2018 rezultuan me humbje të mëdha ekonomike për shkak të shkatërrimit dhe mundësive të humbura të zhvillimit, sipas Agjencisë së lajmeve të Kuvajtit (KUNA).
Mohieldin përmendi Pranverën Arabe të vitit 2011, pasuar nga luftërat në Siri, Libi dhe Jemen.
Ai tha se vendet arabe kanë shpërndarjen më të keqe të të ardhurave në botë, ku 10 për qind e popullsisë së këtyre vendeve mbajnë 60 për qind të të ardhurave kombëtare. Ky raport është afër 45 për qind në krahasim me vendet evropiane.
Banka Botërore pret që çmimet e naftës të qëndrojnë midis 69 dhe 74 dollarë për fuçi në vitin 2019 dhe 2020, shtoi Mohieldin. Sipas statistikave, në vitin 2018 çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në mes të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ishte 69.52 dollarë për fuçi.
Mohieldin po qëndron për vizitë në Kuvajt për të shqyrtuar statusin e Agjendës së viti 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të miratuar nga shtetet e Kombeve të Bashkuara në vitin 2015. /tesheshi.com/