Gazetari Ilir Babaramo tha se ishte ndjerë i befasuar që Rama nuk ndoqi pas Erdoganin në qëndrimin ndaj ngjarjeve në Venezuelë.
Prezent në Open të Eni Vasilit në TCH, për pyetje ndaj nr.2 të mazhorancës Taulant Balla, Babaramo tha se kësaj here nuk ndodhi ajo që kish ndodhur gjithmonë, ku Rama kishte votuar në organizma ndërkombëtarë “duke iu bindur” sulltanit, siç ai e quajti presidentin turk.
Ndërsa për Venezuelën, Babaramo tha se Rama “meriton respekt”. “Treguam se jemi vend i NATO-s”, tha gazetari i njohur, që sipas kontekstit të thënë, tregon harresë të faktit se dhe Turqia është vend i NATO-s, e madje ndër më të rëndësishmit. /tesheshi.com/