I dërguari special nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johan Hajndëll, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Shkup.
Siç informojnë nga ambasada gjermane, kjo vizitë është e ndërlidhur me dy vizitat e tij të mëparshme.
Hajndëll përsëri do të bisedojë me partitë politike- nënshkruese të Marrëveshjes Përzhino si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Janë paraparë takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Emill Dimitriev, me ministrin për punë të jashtme Nikolla Popovski dhe prokuroren speciale Katica Janeva./tesheshi.com/