Pas një dite të parë të hyrjes në fuqi të armëpushimit në Siri të kaluar pa incidente të rënda, sot njoftohet për goditje të avionëve luftarakë mbi lokalitetet në perëndim të Halepit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut lajmëron për goditje të gjashtë lokaliteteve këtë të dielë, por pa e bërë të ditur përkatësinë e avionëve luftarakë.
Ndërsa, sipas Reuters-it, opozita siriane e ka konfirmuar faktin se ka patur sulme ajrore, duke shtuar se ato janë kryer nga avionët rusë.
Që prej nisjes të së shtunës, në Siri ka një armëpushim të përgjithshëm, dhe efekti i saj në ditën e parë ka qenë i ndjeshëm, teksa në tërë territorin e vendit nuk ka patur luftime. Lajmet e fundit për sulme ajrore mbi provincat e Halepit janë shenjat e para se ndërprerja e luftimeve ka gjasa të mos jetë afatgjate.
Duhet kujtuar se marrëveshja e ndërprerjes së luftimeve nuk i përfshin ISIS-n dhe Frontin en-Nusra. /tesheshi.com/