Arjan Ndoja, i pagazuar nga kryeminsitri Rama si “prokurori i bandave”, u ballafaqua me një atentat ndaj tij te mbikalimi i Shkozetit, ku në automjet me të thuhet se ka qenë dhe një figurë e njohur e krimit në Durrës.
Fjala është për Landi Muharremin, i njohur dhe si i “forti i Shijakut”, njeriu që thuhet se qëndroi pas rrahjes barbare ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri, ngjarje e ndodhur në 2016. Ky i fundit po investonte në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë, prokurori Ndoja aludohet si njeriu që ka qenë krah krimit në çështjen e tjetërsimit të pronave në zonat turistike të Durrësit.
Njoftimi zyrtar i policisë thotë se “Në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Mbikalimi i Shkozetit’ kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç”.
Javë më parë, pa e përmendur me emër, kryeministri Rama do e cilësonte Ndojën si “prokuror të bandave”, e kjo në të njëjtën kohë që ai linte në burg Liridon Pulën, kreun e Kadastrës në Durrës, që avokohej nga zv/kryeminsitri Braçe si njeriu që nuk po legalizonte pronat e krimit.
“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, do shprehej Braçe, cituar nga TCH.
Ndërsa Rama do shprehej në parlament: “Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”. /tesheshi.com/