Një atentat i tipit mafioz shkaktoi një jetëhumbje dhe katër të plagosur në Tiranë, në zonën e Don Boskos.
Viktima është Erion Çela, 35 vjeç. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë.
Dy personat e tjerë të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç.
Të gjithë këta ndodheshin të ulur në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga tre persona të armatosur, të cilët janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 125 UK.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar atentatorët.
Njoftimi zyrtar policor raporton se “më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në ‘Don Bosko’, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip ‘Mercedes-Benz’.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /tesheshi.com/