Negociatat midis Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë u përballën me vështirësi të rënda.
Sipas burimeve të përfshira në negociata, thuhet se deri tani nuk është arritur ‘’me këmbë në tokë’’, nga ku mund të bazohet lista e reformave të kërkuara ndaj qeverisë së Athinës për të shpëtuar vendin nga falimentimi.
Duhet të theksohet se përfaqësuesit e Greqisë po negociojnë që të premten në mbrëmje në Bruksel me përfaqësues të kreditorëve ndërkombëtarë siç janë Banka Qendrore Evropiane, Komisionin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kreditorët kanë përgatitur një listë të reformave si kusht për lëvrimin e 7.2 miliard eurove kredi për shpëtimin e fondeve të mbetura. Çka e rrit frikën se vendi mund të përfundojë në faliment në rast se këto fonde nuk i akordohen, duke e nxjerrë kështu atë më pas nga eurozona.
Pritet që negociatat do të vazhdojnë në ditët e ardhshme.
Në një deklaratë të botuar ditën e diel, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras tha se shpreson që negociatat të kenë një “fund të lumtur”.
Komentet e tij erdhën pasi kryetari gjerman i Bankës Qendrore, Jens Feinman, njoftoi se ai është kundër dhënies së kredive të tjera emergjente ndaj Greqi, duke e akuzuar këtë të fundit për konsumim besimi.
Greqia ka nevojë urgjente për këto fonde, në një kohë kur burimet njoftojnë se qeveria e greqisë do falimentojë me 20 prill në ras se nuk merr fonde të tjera nga kreditorët.
Burimi: Associated Press