Është bërë viral një shtrëngim i pazakontë duarsh mes Princit saudit të Kurorës Mohammed Bin Salman dhe presidentit Putin në G20. Ata kanë tokur duart në një formë shumë shoqërore, pa shumë ceremonialitet zyrtar, duke u shfaqur të shpenguar me njëri-tjetrin.
Për nr.2 të Mbretërisë Saudite, Argjentina ku po mbahet G20-ta është dalja e parë në arenën ndërkombëtare pas rastit tragjik “Khashoggi”, ku shumë reflektorë akuzash për vrasjen e bujshme janë drejtuar kah tij.
Por ndryshe nga ç’pritej, deri më tani nuk është treguar ndonjë ftohtësi ndaj tij pas mbërritjes në Argjentinë, aty ku ndodhet mes krerëve të botës. Ajo çfarë pritet me interes është një takim i tij me Trump dhe Erdogan. /tesheshi.com/
https://youtu.be/uEzvP7354Ps