Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Artisti elbasanas që organizoi një koncert për Haradinajn: si u bëmë miq me Ramushin

by te Sheshi
12/02/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Artisti elbasanas që organizoi një koncert për Haradinajn: si u bëmë miq me Ramushin

Nga Bardha Nergjoni

Këto ditë kur shqiptarët prisnin lirimin përfundimtar të Ramush Haradinajt pas arrestimit në Francë, në Elbasan u organizua një koncert patriotik në mbështetje të tij. Ishin të shumtë artistët pjesëmarrës nga trojet shqiptare që kënduan e recituan përballë një publiku të mallëngjyer dhe krenar. Koncerti “Zëri im” i artistit elbasanas Ismail Hodaj që tashmë jeton prej vitesh në Gjermani, u kthye në një solidarizim për lirimin e heroit të gjallë të Kosovës Ramush Haradinaj që mbahet padrejtësisht në Francë. Ishte një mesazh për të gjithë brezat me anë të poezive që përcollën pikëpamje dhe ndikime, vlera dhe ndjesi artistike nëpërmjet këngëve dhe valleve me qëllim zgjimin e ndjenjave patriotike, mbështetjes së çështjes kombëtare pasi Ramush Haradinaj për Ismailin dhe shumë shqiptarë është komb. Spetakli u mbyll me vargjet himn te Ndoc Gjetjës “Kombi im”. Në një tjetër dimension Ismail Hodaj kishte mbledhur bashkë shumë artistë elbasanas e jo vetëm si Spiro Duni, Fatbardh Marku, Klement Marku, Eduard Çala, Ilir Shaqiri, Naim Abazi, Astrit Shingjergji, Sopot Serica si dhe pianisti i mirënjohur Orenc Graca. Koncertin e shoqëroi “Egnatia Ansamble”. Për koncertin dhe lidhjen e fortë me Haradinajn, Ismail Hodaj flet për tesheshi.com….

Si erdhi idea e organizimit të këtij koncerti kushtuar Ramush Haradinajt?

Ishte parashikuar një vizitë e Ramush Haradinajt në Elbasan në muajin janar. Kur isha në Kosovë u prita nga Ramush Haradinaj zyrtarisht dhe aty i komunikova dhe ftesën për të ardhur në Elbasan, të cilën e konfirmoi me shumë kënaqësi. Ne kishim parashikuar një koncert që do të ishte surprizë për Ramushin. Kishim rënë dakord që do të zhvilloja një koncert recital pasi kishte ardhur koha për mua të kthehesha në qytetin e lindjes dhe sidomos në skenën e teatrit “Skampa”. Ardhja e Haradinajt do të ishte qershia mbi tortë por që arrestimi i tij dhe lirimi me kusht nuk na e lejoi. Atëherë vendosëm të gjithë si grup që ky koncert të ishte në mbështetje të një njeriu komb siç është Ramushi.

Si ka lindur miqësia me Ramush Haradinaj?

Unë kam emigruar prej shumë vitesh dhe jetoj në një Gjermani. Politikanë të Kosovës vijnë shpesh të ftuar nga bashkatdhetarët në takime apo koncerte të ndryshme. Haradinaj ka qenë një takim në Shtutgart ku edhe unë recitoja dhe isha organizator. Nga aty lindi një miqësi që vazhdoi dhe u konsolidua. Vizita e parë që bëri jashtë Kosove pasi doli nga burgu ishte në Gjermani. Natën e parë ishte në Berlin e më pas erdhi në qytetin tim në Minden. U bëmë miq shumë të mirë pasi pamë tek njëri-tjetri patriotizimin. Nuk jam partiak dhe nuk jam nisur asnjëherë nga orientimi politik i tij por partia e Ramushit është e veçantë pasi është më afër dëshmorëve. Familjarisht Haradinaj ka dhënë për luftën. Unë jam pritur shumë mirë në Kosovë dhe e kam ndjerë vlerësimin dhe respektin.

Si e pritët arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë?

Nga ky lajm janë shokuar të gjithë por unë kisha disa arsye të shokohesha. Në kohën kur u arrestua isha kthyer nga Gjermania dhe po merrja me përgatitjet e vizitës së tij në Elbasan. Në kohën ku i dërgova ftesën në Kosovë, Ramushi përgatitej për pjesëmarrjen në inagurimin e presidentit Trump, ku edhe ishte i ftuar. Gjithçka ishte përgatitur që ai të ishte në 23 apo 24 janar në Elbasan por arrestimi, shumë i papritur dhe absurd për të gjithë ne, bëri që Ramushi të mos ishte në Elbasan. Jam i bindur që ai do të lihet i lirë. Presim me padurim vendimin e gjykatës që kjo të ndodhë.

Ishte pikërisht arrestimi që bëri t’ja dedikonit këtë koncert Haradinajt?

Ramushi ishte i ftuar në këtë koncert por e pati të pamundur të vinte dhe kjo ishte arsyeja që ia kushtuam Ramushit me qëllim sensibilizimin dhe përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të tij. Është një arrestim i turpshëm  dhe një dështim i Europës. Ai u gjykua në Hagë, gjyq që e drejton Europa vetë ku doli i pafajshëm. Ka qenë 3 herë në Francë gjatë Kampionatit Europian dhe një javë para se të arrestohej ishte me mua në Shtutgart. Mund të ishte arrestuar edhe në Gjermani por kjo nuk ndodhi. Është një lojë e pisët e Serbisë ku Europa nuk duhet të bjerë. Për Ramushin janë të interesuar të gjithë trojet shqiptare që të dalë sa më të parë. Ne kemi një të mirë si shqiptarë që i lemë politikat kur bëhet fjalë për patriotizëm pasi Ramushi është Komb. kur kemi hall kombëtar ne mblidhemi bashkë.

Koncerti shkoi ashtu siç e kishit menduar apo i kapërceu parashikimet?

Elbasani e tregoi se kur bëhet fjalë për patriotizëm bëhet bashkë dhe di të mbështesë me kulturë e traditë heronj si Ramush Haradinaj. Koncerti u hap me temën e heronjve të Kosovës. Bëmë një kërkesë të përbashkët për lirimin e Ramushit dhe jehona e këtij koncerti i kapërceu të gjithë viset shqiptare. Kishim të ftuar nga këto treva dhe mesazhi ishte i qartë nga qendra e Shqipërisë se Ramush Haradinaj është i të gjithë shqiptarëve. Presim të gjithë me padurim lirimin e tij dhe jam i bindur se vizitën e parë që do të bëjë, pasi të kthehet në Kosovë, është në Elbasan. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Gruevski: Platforma Shqiptare e palogjikshme

Gruevski: Platforma Shqiptare e palogjikshme

UNESCO publikon listën me 10 gjuhët më të vështira në botë

UNESCO publikon listën me 10 gjuhët më të vështira në botë

Tsipras bën gati dhënin e shtetësisë për një numër të madh shqiptarësh

Tsipras bën gati dhënin e shtetësisë për një numër të madh shqiptarësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni