Skuadra londineze e Arsenalit ka formacionin më të lënduar të shekullit XXI, ku listën e brendshme të skuadrës e kryeson futbollisti Abou Diabi. Mesfushori francez është futbollisti i cili ka qëndruar më gjatë jashtë fushave të blerta, gjithsej 2,156 ditë.
Diaby i cili nuk luante me klubin këtë verë, ka vuajtur nga një sërë lëndimesh në 9 vitet e tij tek Arsenali dhe ishte jashtë fushe në dy të tretat e karrierës në këtë klub.
Diaby së bashku me bashkëlojtarët e tij si Theo Walcott dhe Tomas Rosicky janë përfshirë në formacionin e më të lënduarve të Premier Ligës gjatë shekullit XXI.
Ish-ylli i Arsenalit, Robin van Persie dhe lojtari tjetër Freddie Ljugnburg kanë shpenzuar një kohë të konsiderueshme në dhomën e shërimit, rreth 700 – 500 ditë , por problemi i lëndimeve të lojtarëve ende e ndjek trajnerin Arsen Wenger, ku për momentin dy lojtarë i ka jashtë fushe Rosicky dhe Jack Wilshere.
Rosicky ka gjithsej 1,276 ditë që është lënduar dhe Wilshare 897 ditë. Ata janë duke u trajtuar për lëndimet në gju dhe në pulpë.
Një tjetër lojtar i cili është i lënduar është edhe Walcot i cili ka gjithsej 1,030 ditë jashtë fushe dhe momentalisht ai është duke u trajtuar nga ligamentet.
Kësaj liste i bashkohet edhe lojtari tjetër i Arsenalit Danny Welbeck i cili gjithashtu është i lënduar.
Physioroom.com grumbllon të dhënat për lëndimet e lojtarëve që nga viti 2001 dhe vazhdon të monitorojë se cilët lojtarë janë aktualisht në tabelën e lëndimeve. /tesheshi.com/