Kompania japoneze Toyota është vlerësuar të jetë marka më e vlefshme në industrinë e automobilave në botë për vitin 2025, raporton Anadolu Agency.
Kompania britanike e konsulencës Branf Finance ka publikuar listën e 500 markave më të vlefshme në botë, e cila vazhdon të udhëhiqet nga Apple, Microsoft, Google, Amazon dhe Walmart.
Megjithatë, Toyota e Japonisë rriti vlerën e markës së saj me 23 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe tani është në vendin e 18-të në listë si marka më e vlefshme në mesin e makinave.
Toyota kapërcen Mercedesin dhe Tesla-n
Marka e Toyota-s vlerësohet në 64.7 miliardë dollarë, që është 11.7 miliardë dollarë më shumë se vlera e Mercedes-Benz, e cila ishte marka më e vlefshme e automobilave vitin e kaluar.
Marka e tretë më e vlefshme në mesin e kompanive të automobilave është Hyundai, e ndjekur nga Tesla dhe BMW.
Toyota ishte e treta në 2024 pas Mercedes-Benz dhe Tesla.
Lista, për të gjitha markat, merr në konsideratë të ardhurat dhe çmimet e aksioneve, por përfshin dhe faktorë të tillë si marrëveshjet e licencimit, parashikimet e të ardhurave, perceptimi i markës, qëndrueshmëria dhe lidhja emocionale e konsumatorëve me markën, e cila mblidhet përmes anketave.
Me pak fjalë, është gjithashtu një matje e vlerës së perceptuar të një marke, jo vetëm sa para ka një kompani në të vërtetë. /tesheshi.com/