Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Argument nga sfidat amerikane: nuk është dembelizmi arsyeja e varfërisë së njerëzve

by te Sheshi
12/04/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Argument nga sfidat amerikane: nuk është dembelizmi arsyeja e varfërisë së njerëzve

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara republikanët kërkojnë të rrisin koston e sigurimit shëndetësor e të rishikojnë planin Obamacare, ekspertët ngrihen kundër argumenteve të tilla që nuk janë vetëm “amerikane” si “njerëzit duhet të investojnë vetë për kujdesin e tyre shëndetësor” në vend që “të blejnë një Iphone të ri”. Stephen Pimpare, autor i mjaft librave për historinë e varfërisë në Amerikë, i cili jep lëndën e politikave publike në universitetin e Nju Hempshajërit, iu përgjigjet këtyre pretendimeve. Ai kundërshton teorinë e përfaqësuesve republikanë sipas së cilës, “njerëzit duhet të bëjnë zgjedhje të ndërgjegjshme” ndërsa shprehen të bindur tek mbështetja e individit tek forcat e veta.

Ndërsa të tjerë iu janë drejtuar shifrave duke bërë krahasimin se kujdesi shëndetësor do i kushtonte një amerikani një shumë të barabartë me 23 iphone 7, profesori argumenton kundër një bindjeje të zakonshme se varfëria në Shtetet e Bashkuara vjen kryesisht nga dembelizmi, imoraliteti dhe papërgjegjshmëria.

Vetëm nëse njerëzit do të bënin zgjedhje më të mira – nëse do të punonin më fort, nëse martoheshin e nuk bënin fëmijë derisa të kishin të ardhura për t’i rritur, të shpenzonin paratë në mënyrë më të zgjuar dhe të kursenin më shumë – atëherë nuk do të ishin të varfër. Pak a shumë ky është arsyetimi që përdoret zakonisht.

Ky ngulmim që njerëzit nuk do të ishin të varfër vetëm nëse ata do të përpiqeshin më shumë, përcakton të menduarit pas ligjit të mirëqënies sociale të epokës “Klinton”. Eshtë logjika në zemër të përpjekjeve për të imponuar kërkesa për punësim ndaj atyre që përfitonin nga programi i kujdesit shëndetësor Medicaid, për të imponuar testin e drogës ndaj atyre që merrnin pagesë papunësie, apo për të vendosur masa parandaluese me anë të stampave ushqimore për të mos blerë biftekë apo karavidhe.

Që nga shpikja e mirëqënies mitike në vitet 1960, kjo ka qenë historia që ne themi kur shpjegojmë përse njerëzit janë të varfër. Asgjë nuk ndryshon edhe pse kërkimet në të gjithë globin na tregojnë se është një gënjeshtër. Nuk kanë rëndësi pagat e ulëta apo mungesa e vendeve të punës apo cilësia shumë e dobët e shumë shkollave,  mungesa e kërkesës për burra të martueshëm në komunitetet e varfra me ngjyrë (falë një sistemi penalizues e racor të Drejtësisë dhe diskriminimit në tregun e punës) apo kostoja e lartë e kontrollit të lindjeve dhe kujdesit për fëmijët. Nuk ka rëndësi fakti që grupi më i madh i të varfërve në Shtetet e Bashkuara janë fëmijë. Nuk ka rëndësi realiteti i trishtë se pjesa më e madhe e amerikanëve që janë të varfër nuk janë të tillë për shkak se nuk përpiqen, por janë të tillë pavarësisht se përpiqen t’ia dalin.

Sidoqoftë, mohimi është në funksion të disa gjërave.

Së pari, ai bazohet në pohimin e mirëqënë se Shtetet e Bashkuara janë tokë e mundësive, ku ngjitja në shkallën sociale është e mundur dhe ku puna e papërtuar të nxjerr në krye. Së fundmi, kjo gjë ka nisur të quhet kurajo. Por ndërsa kurajoja mund të ketë ngjitur shumë njerëz sipër në shkallën socio-ekonomike në fund të shekullit të 19-të, kjo nuk mund të ndodhë më. Nivelet e lëvizshmërisë së të ardhurave ndër-breznore në fakt, janë më të larta në Francë, Spanjë, Gjermani, Kanada, Japoni, Zelandën e Re dhe vende të tjera të botës sesa në Shtetet e Bashkuara.

Të pranosh këtë si realitet është të përballesh me një fakt të papëlqyeshëm njësoj si fakti që mitet e veçantësisë amerikane janë thjesht mite e se shumë prej nesh do ia kishin dalë shumë më mirë ekonomikisht nëse do të kishim lindur diku gjetkë.

Së dyti, ne besojmë se varfëria është rezultat i imoralitetit apo papërgjegjshmërisë së njerëzve që besojnë se kjo nuk mund t’u ndodhë atyre. Por ja që mund të ndodhë. Varfëria në Shtetet e Bashkuara është e zakonshme.

Së treti, dhe më e leverdisshmja ndoshta, për njerëz si disa republikanë të Kongresit – kjo këmbëngulje kokëfortë se njerëzit do të kishin më shumë para dhe kujdes shëndetësor nëse do t’i donin më shumë, justifikon qeverinë që të mos ndërhyjë e të mos e përdorë pushtetin në emër të tyre. Sipas kësaj mënyre të menduari, reduktimi i aksesit në sigurimet shëndetësore nuk është mizor: është i përgjegjshëm, një formë e dashurisë së ashpër me anë të së cilës njerëzit detyrohen të bëjnë zgjedhjet e duhura në vend atyre të gabuara. Kjo gjë është në të njëjtën kohë pronësuese dhe sigurisht, një lexim i keq i ligjeve aktuale.

Ka edhe një problem të fundit me këto lloj argumentesh, dhe ai është supozimi se ne duhet të shqetësohemi nga mundësia që njerëz të varfër të blejnë me raste ndonjë biftek, bileta llotarie, apo një Iphone. Le të lëmë mënjanë faktin që një copë mish mund të jetë më ushqyes sesa dieta që do të miratonin republikanët për të varfrit,  apo faktin se një telefon smart mund të përbëjë aksesin e vetëm ndaj postës elektronike, njoftimeve për punë, aplikimeve për përfitime sociale, punë shkollore e kështu në radhë.

Përse ne duhet të vrenjtim vetullat ndaj njerëzve që përpiqen të gjejnë me raste pak privilegj? Përse ne vlerësojmë kaq pak kënaqësinë dhe gëzimin? Përse ne këmbëngulim se nëse je i varfër, duhet të jesh gjithashtu i mjerë? Përse ne këmbëngulim për ndëshkim?

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Paqartësi për sulmin ndaj autobusit të Dortmundit, policia gjermane në kërkim të të dyshuarve

Paqartësi për sulmin ndaj autobusit të Dortmundit, policia gjermane në kërkim të të dyshuarve

2 gjendjet emocionale që rrisin me 75% rrezikun e atakut kardiak

2 gjendjet emocionale që rrisin me 75% rrezikun e atakut kardiak

Kompania ajrore kërkon ndjesë për nxjerrjen forcërisht të udhëtarit nga avioni

Kompania ajrore kërkon ndjesë për nxjerrjen forcërisht të udhëtarit nga avioni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni