Ish-ministri në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, është aksidentuar në afërsi të Kumanovës në Maqedoni, e për fat ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta duke përfunduar në spital.
Automjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas me një autobus dhe një tjetër automjet.
Bën përshtypje fakti se zv/ministri i Brendshëm në qeverinë e Shkupit, Agim Nuhiu, i cili e ka vizituar në spital, e ka quajtur jo koleg por “vëlla”, duke iu falur Zotit që ka shpëtuar.
Kështu pra, kositësi në të zeza e kurseu kësaj radhe politikanin e majtë shqiptar. /tesheshi.com/