Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po i dhurojnë 540,000 ton grurë Sudanit, vend i përfshirë nga trazirat dhe paqëndrueshmëria politike ç’prej kur rrëzoi presidentin Omar al-Bashir.
Kjo sasi do të mbulojë nevojat themelore të ushqimit të Sudanit në tre muaj, duke dorëzuar fillimisht 280,000 tonë.
Gruri është pjesë e një granti prej 3 miliardë dollarësh dhuruar nga të dy vendet e Gjirit në prill, pasi u rrëzua presidenti Omar al-Bashir.
Kjo paketë e ndihmës financiare përfshin një depozitë prej 500 milion dollarësh në Bankën Qendrore të Sudanit, ndërsa pjesa tjetër e ndihmës do të ofrohet në formën e ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të naftës. /tesheshi.com/