Të punuara me dorë, atletet prej ari 24-karatsh të punuara nga lëkura e krokodilit, do të shiten ekskluzivisht në Dubai për të apasionuarit e modës në vlerë prej 20,000 dollarë nga një prej furnizuesve të këpucëve më luksoze në botë.
Atletet janë zbuluar solemnisht gjatë fundjavës në një panair të këpucëve Sole DXB në Dubai.
Pjesa e sipërme është e punuar nga lëkura më e mirë e krokodilit të Nilit i zhytur në ar 24-karatsh të kulluar.
Gjuha e krokodilit është përdorur me precizitetin maksimal në punimin e logos së APL (Athletic Propulsion Labs).
Kompania e këpucëve u mundëson pronarëve të tyre të “privilegjuar” që t’i personalizojnë ato me emrin e tyre të detajuar në brendësi. Nevojiten 12 javë nga porosia deri te dërgesa e një palë atleteve të këtij edicioni të kufizuar. /tesheshi.com/