Sipas një raporti të ri të publikuar nga The Financial Times, thuhet se edhe Apple por edhe rivali i saj kryesor Samsung janë duke punuar me GSMA – asociacionin që përfaqëson industrinë mobile dhe e cila e mbështet standardin GSM – për t’i dhënë fund SIM kartelës tradicionale të cilin e përdorim sot.
Zëvendësimi për SIM kartelën pritet të jetë e-SIM kartela, që do të jetë një version i SIM kartelës elektronike e cila ia mundëson përdoruesit që shpejtë dhe lehtë ta ndërrojnë operatorin e tyre mobil.
Dhe varësisht se si do të finalizohet specifikimi i këtij vendimi, operatorët sërish do të mund të vendosin restriksione në e-SIM, edhe pse koncepti është krijuar që e njëjta të jetë më fleksibile sesa SIM kartela tradicionale.
Teknologjia do të jetë e ngjashme me Apple SIM e cila është prezantuar bashkë me iPad Air 2, dhe ua mundëson përdoruesve që të kalojnë nga një zgjidhje e tyre e internetit në mobil në tjetrën, përmes tabletit të tyre.
Derisa Apple SIM mund të ndërrohet nga përdoruesit, e-SIM është menduar të jetë e tillë që nuk mund të hiqet nga pajisja mobile./tesheshi.com/