Andrea Pirlo, dikur një nga mesfushorët më të mirë në botë, është rikthyer në Juventus ku do të punojë si trajneri i ri i skuadrës së dytë (U23) të Juventusit.
“Sot është fillimi i një aventure të re për Andrea Pirlon dhe Juventusin, të cilët u kthyen të punojnë së bashku pas pesë vjetësh”, u konfirmua në faqen zyrtare të Juves.
Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017 në New York City. Më herët, u njoftua se do të ndihmohet nga Roberto Baronio, aktualisht trajner i ekipit të të rinjve Napoli.
Baronio fitoi Kampionatin Evropian së bashku me Pirlon në fanellën e kombëtares së re italiane në vitin 2000, ku ata gjithashtu luajtën së bashku në Lojërat Olimpike Verore në të njëjtin vit.
Pirlo zëvendëson Fabio Pecchi-n në stol, i cili e çoi Juventus U23 në një triumf në Kupën C të Italisë, por nuk arriti të fitojë një vend në Serie B në kampionat.
Pirlo e filloi karrierën e tij jashtëzakonisht të suksesshme në Brescia, pastaj luajti për Reggian, Inter, Milano, Juventus dhe më në fund New York City.
Me Milanin, ai ishte dy herë kampion evropian dhe një herë kampion botëror.
Ai fitoi titullin në Seria A gjashtë herë, dy me kuqezinjtë dhe katër me Juventusin.
Në fanellën e kombëtares italiane, me të cilën ishte kampion bote në 2006, ai luajti 116 ndeshje dhe shënoi 13 gola. /tesheshi.com/