Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka mirëpritur përfundimin e komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi i kënaq normat ndërkombëtare”.
Ambasada i ka ftuar gjitha palët që t’i rishikojnë me kujdes përfundimet në raport dhe t’i kthehen punës për ta dërguar Kosovën drejt institucioneve Euro-Atlantike.
“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do t’i rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do t’i kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike,” thuhet në kumtesën e Ambasadës.
Ndryshe, opozita kosovare nuk e pranon vendimin, dhe ka paralajmëruar se do të protestojë për ta kundërshtuar atë, pasi pohon se Kosova nuk ka tokë për të falur. /tesheshi.com/