Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përsëriti të mërkurën se taksa 100% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja nuk do të shfuqizohen pa masa të reciprocitetit.
Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ai tha se heqja e taksës pa prezantimin e masave të reciprocitetit do të ishte një “pozicion ekstrem”.
Ai kritikoi përfaqësuesit e partive politike, të cilët sipas tij ndërruan mendime për zëvendësimin e taksës me masat e reciprocitetit.
“Ata që ndryshojnë qëndrimin e tyre duhet të kërkojnë një referendum”, tha Kurti.
Kurti tha se qëndrimi i tij nuk ishte i drejtuar kundër SHBA dhe Bashkimit Evropian, por përkundrazi për një aleancë transatlantike dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai vlerësoi se taksa nuk ka qenë asnjëherë pengesë për dialog midis Serbisë dhe Kosovës.
Ai e quajti një dështim vizitën e fundit të presidentit Thaçi në SHBA dhe tha se Kosovës i duhej një president i ri, duke shprehur zhgënjimin që Thaçi nuk u takua me Donald Trump në Uashington. /tesheshi.com/