Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarmi rus për luftë në Ballkan dhe takimet e çuditshme të Ilir Metës me krerët e Preshevës

by te Sheshi
07/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Alarmi rus për luftë në Ballkan dhe takimet e çuditshme të Ilir Metës me krerët e Preshevës

Në kulmin e vapës përvëluese të gushtit ka pasur dy lëvizje paralele politike që mund të lexohen paksa turbullt në koridorin e një gjeopolitike ballkanike.

Takimet e papritura të Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, si dhe shkrimi i Sputnik për një luftë të re ballkanike, me qendra nevralgjike Bosnjën dhe Preshevën.

Meta, gjatë takimit me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliun, hodhi disa “xixa” që u dukën si një shkreptimë në qiell të pastër, siç ishte deklarata se “problemet shqiptarët e Preshevës duhet t’i zgjidhin në kuadër të Republikës së Serbisë”.

Kjo sepse është krejt e natyrshme dhe nuk ka sens ndryshe që problemet institucionalisht shqiptarët që banojnë në Republikën e Serbisë, t’i zgjidhin në kuadër të këtij shteti.

Por hapja e këtij problemi nga Presidenti Meta, u shikua si një sfidim që kreu i shtetit i bënte Kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë shpërndau në faqen e tij të rrjeteve sociale, shkrimin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës nga Beogradi, që do të thotë shkuarjen drejt njohjes së saj.

Diplomati dhe analisti i njohur, Shaban Murati, bën thirrje që Tirana e Prishtina të lënë entuziazmin për fjalët e Vuçiçit, pasi “dardha e ka bishtin prapa”.

Në komentin e tij të përjavshëm nën okelion Katovica, Murati shkruan:

“Presidenti i Serbisë dhe diplomacia serbe po përpiqen shumë që ta shesin idenë për dialogun brenda serb për Kosovën si një novacion të madh diplomatik. Në fakt, nuk është diçka e re. Në vitin 2009 thirrje publike për të ndryshuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë edhe presidenti i atëhershëm, Boris Tadiç, i cili madje zgjodhi edhe një forum serioz dhe tepër domethënës si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të paraqitur kërkesën për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës. Në një fjalim në hapje të Asamblesë vjetore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, në 26 nëntor 2009, Tadiç deklaroi: “Negociatat mbi Kosovën kanë nevojë për një qëndrim të ndryshëm dhe mungesa e fleksibilitetit është një nga problemet themelore të Serbisë. Çdo njeri që nuk ka mësuar mësimin e thjeshtë, që qëndrimi i ashpër, jofleksibël dhe jashtëzakonisht tradicionalist dhe që nuk jep rezultat, është duke humbur të drejtën dhe legjitimitetin të vazhdojë punën”. Në atë kohë, në një artikull me titull “A po merr Serbia kthesën?”, botuar në 30 nëntor 2009 te “Gazeta Shqiptare”, kam shtruar pyetjen: “A do të arrijë ai që këtë sinjal ndryshimi ta kthejë në një kurs të ri të Serbisë ndaj Kosovës? A do të shkojë ky sinjal ndryshimi deri në pikën ku Serbia të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur? Kjo mbetet të shihet”. Kanë kaluar tetë vjet nga ajo thirrje e Tadiçit dhe kemi përsëritjen e saj nga Vuçiçi. Ndaj ka të drejtë një nga politikanët e pakicës serbe në veri të Kosovës, O. Ivanoviç, kur tha në 25 korrik se të gjithë presidentët dhe kryeministrat serbë e kanë pasur idenë e dialogut”.

Me të drejtë Shaban Murati ka dyshime për sinqeritetin e lëvizjes së Beogradit. Ç’ka realisht edhe Edi Rama e shprehu në recencën e shkurtër për shkrimin e presidentit serb.

Edhe Presidenti Ilir Meta, vërtetë ka arsye që të shqetësohet siç shprehet edhe në deklaratën për shtyp në lidhje me situatën në Preshevë.

Por a duhet që Tirana zyrtare të ketë një zë në lidhje me këto shqetësime, kur rusët flasin për luftë duke përmendur një territor autokton shqiptar si Presheva.

Ilir Meta, kur ishte kryetar Parlamenti, i kërkoi Presidentit të atëhershëm Bujar Nishani, që ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Klement Balilin. Dhe Nishani e mbodhi.

A nuk do të duhet që në këtë situatë kur Serbia po ndërmerr një hap të madh për Kosovën, kur rusët flasin për luftë dhe kur Maqedonia pritet të hyjë në NATO e të ndryshojë emrin, që shqiptarët të kenë një zë?

Në fillim Tirana zyrtare, e më pas të nisë një debat mbarëkombëtar me akademikë, studiues, diplomatë dhe të gjithë faktorët politikë shqiptarë nga të gjitha trevat!

Mbani mend kur u zhvilluan zgjedhjet në Maqedoni, Ku Nikolla Gruevski ishte shumicë relative dhe Zoran Zaev kishte siguruar një koalicion paraprak me shqiptarët?

Opinioni politik në Tiranë ishte i ndarë: ata që ishin me Edi Ramën përkrahnin Zaevin dhe ata që ishin me Berishën dhe Metën ishin egërsisht kundër Zaevit që e quanin sorroist, gjakatar, antishqiptar e çkamos.

Këta të fundit, vetëm emrin Gruevski nuk e përmendnin se ishin me të, por prakikisht përkrahnin qëndrimet e tij, sidomos histerine e frikshme të VRMO-DPMNE-së ndaj Obamës, Clintonit Sorosit etj. Nisi në atë kohë një dashuri e pafre ndaj Donald Trump dhe në rrjetet sociale shaheshin pafund Edi Rama, Zoran Zaev, Soros, Clinton e lëvdohej Donald Trump që paraqitej si shpëtimi i madh i shqiptarëve.

Po sot ku janë këta, kur Donald Trump vuri veton e përkrahu qeverinë e Zoran Zaevit?!

Ilir Meta bën mirë që thërret aktorët politikë të Preshevës, por duhet t’i thërrasë të gjithë, ndoshta duke pasur në krah edhe Edi Ramën e Lulzim Bashën.

Ndoshta nuk nevojitet fare që këtë ta bëjë para kamerave. E rëndësishme shtë që shqiptarët në këtë zhvillim të ri dhe ndoshta historik në Ballkan të kenë një strategji të qartë dhe të miratuar.

Po të bësh një sondazh, me bindje të gjithë shqptarët, të çfarëdo bindjeje politike janë në një mendje për qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombasve në treva, e veçanërisht si duhet të sillemi si komb në lidhje me qëndrimin e Beogradit karshi Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Po atëherë pse institucionet tona kanë qëndrime të ndryshme?

Vetëm sot, Sputnik ka publikuar një sondazh, ku kërkon që t’i kundërvënë qëndrimin e publikut të Serbisë ndaj Vuçiçit.

Sipas këtij sondazhi të Sputnik, rreth 84% e serbëve janë kundër një aleance me BE-në dhe ruajtjes së lidhjes me Rusinë.

Padyshim që ky sondazh i vyen Vuçiçit që të thotë që fola mee serbët dhe ata janë kundër që ne të lëmë Kosovën. Siç ka ndodhur edhe me paraardhësit e tij.

Po ne shqiptarët, me kë jemi, çfarë mendimi kemi, cili do të jetë qëndrimi i unifikuar i shtetit shqiptar në rajon?!

Përpara se të thërrasë Ardita Sinanin, Ilir Meta duhet të thërrasë Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, krerët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, por edhe Shpëtim Idrizin, që të arrihet në një qëndrim unifikues.

Gjithashtu, Presidenti Meta duhet të ftojë edhe Hashim Thaçin, dhe liderët shqiptarë në Kosovë, mal të Zi, Maqedoni e Preshevë.

E ka për detyrë kushtetuese që të jetë simboli dhe përfaqësuesi i unitetit të shqiptarëve!

/tesheshi.com/

Tags: BallkaniIlir Metarreziku rusSerbiashba

Related Posts

Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Ekipi i Real Madrid arrin në aeroportin e Shkupit, policia në gadishmëri

Ekipi i Real Madrid arrin në aeroportin e Shkupit, policia në gadishmëri

Policia italiane sekuestron 500 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Policia italiane sekuestron 500 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Ndryshimi i adresave, gjendja civile do t’i kërkojë Kuvendit të shtyjë afatin e amnistisë

Ndryshimi i adresave, gjendja civile do t'i kërkojë Kuvendit të shtyjë afatin e amnistisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni