Alarmi për momentin i takon vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nëse Ttip, marrëveshja e shkëmbimit të lirë mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian do të hyjë në fuqi, duhet të shqetësohemi edhe ne.
Bëhet fjalë për një studim të bërë nga një shoqëri konsumatore amerikane, e cila nuk lë vend për dyshime. Janë analizuar varietete të ndryshme të mishit që ndodhet në treg, në veçanti ai i përdorur për të pregatitur hamburgerat dhe rezultatet janë alarmante: në 20% të mishit të ekzaminuar janë gjetur gjurmë të baktereve fekale.
Kjo nuk do të thitë se në mish ka feçe, por i njëjti tip bakteri ndodhet edhe në mjekrën e burrave apo në sipërfaqen e smartfonëve. Është një sinjal i qartë i mungesës së kontrolleve sanitare në ushqimet që pregatiten dhe konsumohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithsesi, kërkuesit dhe mjekët amerikanë sugjerojnë që të kërkohet gjithmonë mish i gatuar mirë, në mënyrë që të eliminohet sa më shumë të jetë e mundur prania e baktereve, të cilat mund të mbijetojnë nëse mishi konsumohet me gjakë, pra, gjysmë i gatuar. /tesheshi.com/