Është shënuar viktima e 15-të e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Shkup – Tetovë, kur një autobus doli në rruga e përfundoi në një pjerrinë. Viktima më e fundit ishte një i plagosur nga aksidenti.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë Veriore thuhet se në Klinikën për anestezi, rianimim dhe kujdes intensiv – CARIL në Shkup, i plagosuri ndërroi jetë në orën pesë të mëngjesit.
Sipas raportit, viktima është një 39-vjeçar i cili kishte pësuar lëndime të rënda në gjoks dhe mushkëri. /tesheshi.com/