Kërkuesit e MIT kanë përvetësuar një lloj nanoteknologjie në gjethet e spinaqit të cilët i kanë mbjellë në fusha ku dyshojnë se ka mbetje të armëve kimike apo radioaktivitet.
Rrënjët marrin ujë nga toka dhe nëse ky ujë është infektuar brenda 10 minutave pasi aplikohet një solucion me karbon gjethet bëhen fosforeshente. Ndërkohë, kamerat me valë infra të kuqe e hetojnë këtë dritë të gjetheve dhe dërgojnë një mesazh tek smartfonat e qendrës.
Falë rrjetit nëntokësor që krijojnë rrënjët e bimëve mund të hetohen shumë informacione në lidhje me natyrën e tokës dhe të ujit të nëndheshëm. Për këtë arsye shkencëtarët po mundohen të përdorin bimët si një burim për të zbuluar plantacione droge./tesheshi.com/