Disa media po aludojnë mbi një bisedë të tensionuar mes Bidenit dhe Netanyahut, pasi presidenti amerikan i ka kërkuar kryeministrit izraelit që të ndalë dorën e bimbardimeve mbi civilë.
Dhe këtu ka dalë në pah ngërçi moral i politikës amerikane, ku dhe shteti më i përkëdhelur prej saj, Izraeli, vjen një moment dhe “lë në baltë”. Si? Duke u kujtuar ca krime që ajo vetë i ka bërë dikur e prej të cilave është inspiruar dhe ai, Izraeli.
Duke i bërë thirrje për përmbajtje, Biden citohet t’i ketë thënë Netanyahut: “Bibi, nuk mund të bombardosh këto komunitete”.
Dhe Netanyahu thuhet se iu përgjigj: “Epo, ju e keni bërë. Ju bombarduat Berlinin. Ju hodhët një armë bërthamore”.
Pra, kjo është mirënjohja cinike me thelb mosmirënjohës e shtetit më amoral në botë ndaj shtetit që e mban në këmbë, gjithashtu me njolla të rënda morale në histori. /tesheshi.com/