Presidenti Thaçi e kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, janë vënë afër e afër në një konferencë, por vetëm fizikisht e jo në qëndrime politike.
Prezent në panelin e konferencës së organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit – RIDEA, me temë “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dy figurat e njohura u ndanë në shumë çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e raporteve me Serbinë.
Thaçi këmbënguli për arritjen sa më shpejt të një marrëveshjeje me Beogradin, duke përfshirë sipas tij si garancë edhe çështjen e korrigjimit të kufijve. E kjo sipas tij, pasi me këtë gjendje status quo-je, konflikti mund të trokasë sërish.
“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, tha Thaçi.
“As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë”, ishte një prej frazave në reagimin e Kurtit. /tesheshi.com/