Vatikani ka reaguar pas një raporti mbi pedofilinë në kishat e Pensilvanisë dhe përpjekjeve për ta mbuluar skandalin me vite, duke u shprehur me dy fjalë: “turp dhe trishtim”.
Ishte Prokuroria e Shtetit në Pensilvani e cila dy ditë më parë publikoi përfundimet e një hetimin të madh të abuzimit seksual në Kishën Amerikane, ku u konstatua se 301 priftërinj kishin abuzuar me të mitur gjatë 70 viteve të fundit.
Kjo ka bërë që Konferenca e Peshkopëve amerikanë t’i kërkojë Vatikanit nisjen e një hetimi të pavarur për ish-kardinalin e Uashingtonit, Theodore Mçarrick, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.
Kërkesa është dërguar dy ditë pasi publikimit të raportit. /tesheshi.com/