Në kulmin e debateve mbi vendin dhe mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, kanë dalë dhe pamjet e arrestimit një ditë para tij të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Edhe ky i fundit paska patur një arrestim të diskutueshëm, pasi me status ish-deputeti, mund ta kishte më dinjitoz rrugën drejt burgut. Aq më shumë nga fakti se nuk fshihej apo se nuk tentonte të arratisej. Ka qenë në një rrethanë krejt normale, ndoshta duke pritur t’i vijnë policët për ta marrë. Por ja që pamjet e tregojnë se është trajtuar si kriminel i rëndomtë.
Me të njëjtin arsyetim është vënë nën gjykim Policia dhe në rastin e arrestimit të Metës, gjithnjë duke u marrë në konsideratë fakti se ka mbajtur në të kaluarën tre postet më të larta të shtetit.
Por ja që Policia ka metodat apo protokollet e saj të arrestimit, të cilat jo gjithnjë përputhen me gjykimet etike të publikut. /tesheshi.com/