Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A është Evropa shumë e madhe për një zgjerim të mëtejshëm?

BE rrezikon të kthehet në një fushëbetejë midis SHBA-së dhe Kinës

by te Sheshi
24/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
A është Evropa shumë e madhe për një zgjerim të mëtejshëm?

Nga Ana Palacio, Project Syndicate

Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian kremtoi 20-vjetorin e zgjerimit më të madh në historinë e tij, që solli në bllok 10 anëtarë të rinj. Kjo ngjarje mbetet një kujtesë e fuqishme e potencialit të BE-së për të çuar përpara paqen dhe unitetin në të gjithë kontinentin.

Por në një periudhë ku vihen re ndarje të thella të brendshme dhe një mjedis i jashtëm gjithnjë e më të paqëndrueshëm, idealizmi i çmendur i 2004-ës ngjan si një ëndërr e largët, ndërsa duken të pasigurta perspektivat e zgjerimit të mëtejshëm. Premtimi i anëtarësimit në BE është konsideruar prej kohësh një mekanizëm i fuqishëm për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në mbarë kontinentin.

Hyrja e Portugalisë dhe Spanjës në vitet 1980 – me tranzicionet demokratike në të dyja vendet – e ilustrojnë më së miri këtë dinamikë. Por në vitin 2004, kur Unionit iu bashkuan tetë vende ish-komuniste (së bashku me Maltën dhe Qipron), për të mos përmendur anëtarësimin Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, kishte ndryshuar logjika e zgjerimit.

Zgjerimi i tregut të përbashkët dhe forcimi i themeleve të demokracisë në të gjithë Evropën, ishin ende objektiva shumë të rëndësishëm. Por me mirëpritjen e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në “familjen” evropiane, BE-ja po tregonte gjithashtu se e kishte kapërcyer të kaluarën e saj të luftës dhe ndarjeve.

Nga ana e tyre, anëtarët e rinj të BE-së mirëpritën mundësinë për të lënë pas harresën shekullore midis Rusisë dhe Perëndimit, edhe sepse Moska nuk dukej se përbënte më shumë kërcënim për fqinjët e saj, të paktën në sytë e Unionit. Sot, me një luftë të përgjakshme në pragun e Evropës, s’ka asnjë dyshim se Rusia është e rrezikshme.

Vetëm katër ditë pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022, Ukraina aplikoi për t’u anëtarësuar në BE. I nxitur nga ndjenja e përgjegjësisë morale, dhe jo ndonjë entuziazëm për zgjerimin e mëtejshëm, blloku ia dha shpejt statusin e kandidates. Tani kandidatë për anëtarësim janë nëntë vende, kryesisht në Evropën Lindore.

Por, ndërsa “Big Bangu” i vitit 2004 ishte një sukses, ai nuk mund të shërbejë si një model për zgjerimin e ardhshëm. Çdo anëtarësim sjell sfidat e veta, të cilat kërkojnë zgjidhje të nuancuara. Sot, një nga sfidat kryesore  – që e ka dëmtuar narrativën e vjetër të zgjerimit të BE-së – janë hapat prapa në raport me demokracinë dhe shtetin ligjor të disa vendeve anëtare.

Kështu, Hungaria është përplasur vazhdimisht me BE-në për politikat antidemokratike të ndjekura nga kryeministri Viktor Orban, që kur është rikthyer në pushtet në vitin 2010. Në Poloni, një qeveri e krahut të djathtë që imitonte Orbanin, u zëvendësua vitin e kaluar nga një koalicion trepartiak, i cili është angazhuar të mbështesë demokracinë. Megjithatë tensionet vazhdojnë. Kryeministri populisto-nacionalist i Sllovakisë, Robert Fico, ishte kohët e fundit objektiv i një atentati. Kjo tendencë e ka dëmtuar vendimmarrjen në nivelin e BE-së, dhe shpeshherë interesat kombëtare e tejkalojnë vullnetin e shumicës.

Për shembull, Orban ka bllokuar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, dhe ka kultivuar lidhje më të ngushta tregtare dhe investimesh me Kinën, në një kohë kur anëtarët e tjerë të unionit po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga tregu kinez.

Budapesti ishte një nga vetëm tre ndalesat që bëri presidenti kinez Xi Jinping në udhëtimin e tij të fundit në Evropë. Ai dhe Orban, njoftuan se vendet e tyre do të krijojnë një “partneritet për të gjitha stinët”. Por më në përgjithësi vizioni i BE-së për të ardhmen – nga Marrëveshja e saj e Gjelbër, deri tek qasja e saj ndaj migracionit – po përballet me rezistencë të madhe, duke e zbehur entuziazmin për një integrim dhe zgjerim të mëtejshëm.

Nëse institucionet e BE-së e kanë shumë të vështirë të hartojnë një vizion të përbashkët për 27 shtete anëtare, atëherë si mund të zgjerohen deri në 36 anëtarë? Tek e fundit, kjo BE e re do të ishte jo vetëm më e madhe, por edhe më e larmishme. Debati mbi zgjerimin, nuk ka qenë kurrë i çliruar nga çështjet e determinizmit gjeografik.

Por, duke njohur avantazhet gjeopolitike dhe ekonomike të anëtarësimit, BE-ja është përpjekur të shmangë konfliktet e mundshme, jo duke i përjashtuar vendet mbi baza gjeografike, por duke e përditësuar politikën e saj të anëtarësimit për të përfshirë kushtëzimet.

Në rast se një vend dëshiron të anëtarësohet në Union, ai duhet të përmbushë disa standarde në një sërë fushash, nga respektimi i të drejtave të pakicave tek pavarësia e gjyqësorit. Kjo ndihmon në shpjegimin pse procesi i pranimit të Turqisë është i bllokuar prej një kohe të pacaktuar, pavarësisht se kandidatura e saj nuk është gjeopolitike.

A do të mundet Gjeorgjia, e cila aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2022, të jetë më e suksesshme në përmbushjen e kushteve për anëtarësim? Tani për tani kjo duket e pamundur, gjykuar nga përpjekjet e fundit të qeverisë së Tbilisit për të miratuar një ligj të frymëzuar nga Rusia për “agjentët e huaj”, që kërkon nga organizatat shoqërisë civile dhe mediat e pavarura që marrin nga jashtë më shumë se 20 për qind të financimit të tyre, të regjistrohen si organizata që “mbrojnë interesat e një fuqie të huaj”.

Ndonëse këtij ligji i është vetoja nga presidentja Salome Zurabishvili, dhe më e rëndësishmja, ka shkaktuar protesta masive nga një popullsi që e mbështet në masë të madhe pranimin në BE, qeveria duket e palëkundur dhe duket e vendosur ta miratojë dhe zbatojë atë.

Por vështirë se Serbia gjendet në një pozicion më të mirë. Megjithëse ky vend është kandidat që nga viti 2012, sipas një sondazhi të vitit 2023, vetëm 33 për qind e serbëve e do hyrjen në union. Gjatë turit të tij të fundit në Evropë, Xi u ndal në Beograd duke nënshkruar paktin për të ndërtuar një “të ardhme të përbashkët” me Serbinë.

Sa i përket Ukrainës, lufta e saj e vazhdueshme me Rusinë, nuk është e vetmja pengesë për hyrjen në BE. Sepse që të përmbushen kriteret, nevojiten reforma të gjera ekonomike dhe të qeverisjes. Për më tepër, sektori i madh bujqësor i vendit ka ngritur shqetësime mbi konkurrencën midis fermerëve të BE-së.

Nëse do të funksionojë një BE e re, më e madhe, atëherë do të duhen zgjidhje krijuese. Shumë vende kanë mbrojtur tezën e një “Evropë që ecën me shumë shpejtësi”, në të cilën vendet anëtare lëvizin drejt integrimit me ritmin e tyre, me një grup vendesh që janë në pararojë të rrugëtimit. Por në mungesë të një vizioni të përbashkët mbi të ardhmen – pra objektiva dhe jo kapacitete të ndryshme për integrimin  – ajo që nevojitet vërtet është një “Evropë e gjeometrisë së ndryshueshme”, e cila ofron një qasje më pragmatike ndaj integrimit përballë dallimeve të papajtueshme.

Sot Bashkimi Evropian rrezikon të bëhet tabela e shahut, në të cilën luhen betejat midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Dhe mënyra se si do e orientojë debatin mbi zgjerimin – përfshirë suksesin e tij në përditësimin dhe riorganizimin e vendimmarrjes – do të ndihmojë në përcaktimin nëse do të vërtetohet apo jo ky rrezik.

Shënim: Ana Palacio, ish-Ministre e Jashtme e Spanjës dhe ish-këshilltare e Bankës Botërore, sot pedagoge në Universitetin Xhorxhtaun, SHBA.

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Rrezikon të dëbohet nga Italia për disa mesazhe private pro Palestinës

Rrezikon të dëbohet nga Italia për disa mesazhe private pro Palestinës

Si të merrni nënshtetësinë gjermane në tre vjet dhe cilat rregulla zbatohen për fëmijët e të huajve?

Si të merrni nënshtetësinë gjermane në tre vjet dhe cilat rregulla zbatohen për fëmijët e të huajve?

Rusia arreston zyrtarë të lartë për korrupsion: pse po ndodh tani?

Rusia arreston zyrtarë të lartë për korrupsion: pse po ndodh tani?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni