Është portieri më i mirë në botë. Të gjithë e pëlqejnë dhe sidomos prej aftësive specifike që ka me topin. Manuel Neuer, gjigandi gjerman tashmë kampion bote, gëzon simpatinë e të gjithëve, por ka plot “të fshehta” ose thjesht kuriozitete. Duke filluar nga polica e sigurimit për duart apo për puthjen e parë, gjithçka mund ta zbuloni në 30 kuriozitete të përgatitura për portierin e Bayernit.
- Që kur ishte 2 vjeç, ka luajtur futboll për orë të tëra në rrugët e qytetit, bashkë me vëllain e tij Marcel.
- Që 4 vjeç e 341 ditë luajti ndeshjen e parë zyrtare me moshat.
- Kathrin Gilch ishte partnerja e tij e fundit, para se të ndahej. Ajo është shumë e njohur në Gjermani, pasi është modele. Tani Neuer është lidhur me një vajzë tjetër.
- Evander Luther ka shkruar një libër me biografinë e Neuerit. Aty mund të gjeni çdo detaj për jetën e tij.
- Neuer është i çmendur pas makinave. Marka e tij e preferuar është Volkswagen GTI dhe “Adidas” është firma e tij e preferuar.
- Nga të gjithë shokët e tij, Neuer njihet si një “ngrënës i madh”. Ai ha gjithçka, por kryesisht makarona dhe pica. E pëlqen shumë kuzhinën italiane.
- Neuer pëlqen shumë të udhëtojë dhe të bëjë ski. Në këtë sport është fantastik, por nuk dihet a ja kalon Schweinsteigerit.
- Fanatik i muzikës së vërtetë! Neuer çdo këngë të mirë dhe të fundit që del, e gjen menjëherë. Kënga e tij e preferuar është “No Games” nga Serani dhe është fans i “U2″-së.
- Një gjeni i vërtetë! Neuer fitoi 500 mijë euro në emisionin “Kush do të bëhet milioner?” dhe të gjitha i dhuroi për bamirësi. Kjo ndodhi në nëntor të vitit 2011.
- Edhe pse e krahasojnë me Van der Saarin apo me Oliver Kahnin, Neuer ka lindur aty ku ka lindur edhe Jens Lehmann dhe thotë se “Lehman është portieri më i mirë që kam parë ndonjëherë”.
- Kur Kevin Trapp u dëmtua papritmas gjatë një spoti publicitar, Neuer, edhe pse e ka kundërshtar në kampionat, e ka uruar për një shërim të shpejtë kolegun. “U shtanga! U emocionova shumë nga Manueli! Ai është një portier i madh dhe një njeri i madh!” – u shpreh Trapp.
- Neuer ka siguruar të dyja duart e tij në një policë sigurimi me 3 mln euro.
- Neuer ka luajtur handboll kur ishte i ri dhe ai shpjegon diçka interesante lidhur me këtë. “Fakti që unë jam shumë efikas kur pres topat në daljet tek për tek me kundërshtarin, lidhet shumë me të kaluarën time. Unë e zë portën sa më shumë, siç bëja dikur kur luaja handboll.”
- Puthjen e parë e ka dhënë kur ishte 12 vjeç, në një kamp organizuar nga kisha.
- Topin e parë ia kanë blerë prindërit dhe ai që i vogël i pinte birrën të atit nga gota e tij.
- Ka luajtur tenis me një klub deri kur ishte 14 vjeç.
- Neuer mendon se futbolli është gjëja e radhës më e madhe që ka njerëzimi sot.
- Vëllai i tij Marcel është arbitër.
- “Wuppi” quhet shoku i tij më i ngushtë. Janë njohur bashkë që kur ishin 3 vjeç.
- Në vitin 2008 u nominua në listën e lojtarëve më të mirë të botës.
- Neuer njihet si një qejfli i madh. Ai di se si të festojë bukur.
- Është shumë i kujdesshëm për flokët e tij. Ai qethet një herë në muaj rregullisht.
- Neuer nuk është pijanec, por është parë duke u betuar shpesh duke vënë dorën mbi një shishe birre.
- Në vitet 2006, 2008 dhe 2009 është shpallur “Sportisti i Vitit” në Gelsenkirchen.
- Më 19 gusht 2006 Neuer debutoi me Schalke 04, ku fitoi 1-0 kundër Alemannia Aachenit.
- Ferguson ka thënë për të: “Neuer është portieri më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë.”
- Neuer u ka thënë drejtuesve të Schalkes të refuzojnë ofertën prej 30 milionë eurosh nga Manchester United, vetëm për Bayernin.
- Neuer është kollovar. Ai jeton në shtëpinë e të dashurës së tij.
- Ka një gjë shumë unike. Kur trajnerët i thonë “Sot nuk do të luash”, ai nuk nxjerr as edhe një fjalë të vetme nga goja.
- Neuer gjatë Botërorit 2014 ka bërë më shumë pasime se Lionel Messi.
Përgatiti: Drilon Sy
lejmani
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Thank you! I saw similar art
here: Eco product