Kongresi Europian i UEFA-s pritet që më 3 maj të ndryshojë statutin e saj në mënyrë që të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota.
Këtë e ka bërë të ditur Nefail Maliqi, gazetari i Presheva Jonë, i akredituar në Gjenevë në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Aktualisht në statusin e UEFA-s theksohet se për të qenë anëtari i saj duhet të jesh më parë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka deklaruar Michelel Platini, suh-kreu i UEEFAS para disa muajsh.
Ndërkohë, tani çështja e kandidimit të Kosovës si anëtare e re e UEFA-s është përfshirë në rendin e ditës së Kongresit që mblidhet më datë 3 maj në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Në qoftë se Federata e Futbollit të Kosovës do të pranohet si anëtar i UEFA-s, atëherë mbyllet dhe çështja për pranimin në FIFA dhe do t’i kalojë Kongresit që do të mbahet me 13 në Mexico City më 13 maj.
Ndryshimin e mundshëm të statutit e bëri me dije David Noemi, zëdhënës i FIFA-s në Zurich, por edhe Theodore Theodoridis zyrtar i lartë i UEFA-s.
“A do të pranohet e ajo më 3 maj Kosova si anëtare e UEFA-s nuk mund t’ju konfirmoj asgjë, e tera varet nga votimet. Megjithëse do të thoja se pranimi i Kosovës në UEFA me 3 maj është në dorë të Fadil Vokrrit dhe Kosovës. Pra, varet se si ata kane lobuar..”, deklaroi Theodoridis.
Në faqen 3 të statusit të UEFA-s, mbi anëtarësimin e vendeve të reja (Admission and Admission Procedure) në nenin 6 ndër tjera theksohet: “Një shoqatë kombëtare e futbollit që dëshiron të bëhet anëtare e UEFA-s do të dorëzojë një kërkesë me shkrim për pranimin dhe Kongresi do të ketë pushtetin për të pranuar ose refuzuar një kërkesë për anëtarësim”. /tesheshi.com/