Kryeministri Rama publikoi të dhënat e aplikimeve të deritanishme në Spitalin e Fierit, atë ndërtuar për 3 muaj nga turqit, duke thënë se do hapet për pak ditë.
“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”, shkruan Rama. /tesheshi.com/