Si sot 19 vjet më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e drejtuar nga komandanti legjendar, Adem Jashari sulmoi forcat e policisë serbe në Vojnik. Pikërisht, më 25 nëntor të vitit 1997 shumica e serbëve u tërhoqën, ndërsa dhjetëra prej tyre u vranë dhe u plagosën rëndë.
Baca Adem, së bashku me dhjetë luftëtarë i zunë pritë forcave serbe dhe pas katër orë luftimesh të ashpra, ata lanë fushë-betejën e përgjakur dhe u larguan.
Në ikje e sipër, forcat serbe qëllonin me armë zjarri pa mëshirë kundër kujtdo që ndeshje rrugës, në shenjë hakmarrje. Në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.
Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Kosova u bë dalja e parë publike e UÇK-së.
Ishte treshja Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe dëshmori Mujë Krasniqi, të cilët më 28 nëntor të 1997-së, dolën për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së./tesheshi.com