“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
Nul absolut dhe data e re nuk ka asnjë efekt, 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh” – ka qenë ky reagimi i parë i kryeministrit Rama, sapo presidenti Meta shpalli 13 tetorin si datë zgjedhjesh.
Më herët, Rama u shpreh: “Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnavalesh politike.
Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mos votuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se
Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”. /tesheshi.com/