Kjo është një histori që askush nuk e pret, veçanërisht për një njeri që është cilësuar si drejtues shteti me dorë të hekurt dhe një dashnor i zjarrtë. Ja që nuk është e pabesueshme që edhe Benito Mussolini ka rënë viktimë e tradhtisë së një femre.
Më 13 korrik të vitit 1937 ra zilja e telefonit dhe u përgjigj Claretta Petacci, dashnorja 25 vjet më e vogël e Mussolinit. Ai që e kishte telefonuar ishte vetë drejtuesi i shtetit, i cili i kishte thënë: “Di gjithçka, nuk dua t’ia di më për ty”. Ndërsa ajo iu përgjigj: “Nuk e di se për çfarë e keni fjalën”.
Më pas ka ardhur një serë ofendimesh nga ana e Mussolinit për Petaccin. Gjithçka është rrëfyer nga vetë dashnorja e diktatorit italian, në ditarin e saj. “Bota po shembet rreth meje. Unë po vdes”,- shkruante ajo në ditar.
E vërteta është se Claretta Petacci kishte pasur një histori dashurie edhe me një farë Luciano Antonetti, krahas Mussolinit. Mbase deri në atë kohë një gjë e tillë nuk përmendej dhe as që dihej në rrethet e larta shoqërore, por sot gjithçka po del sheshit.
Mbi këtë rast ka hetuar Giuseppe Pardini, docent i historisë bashkëkohore, i cili ka punuar duke u bazuar në letrat e Renzo de Felice. Studiuesi ka arritur të zbulojë dokumente me vlerë, të cilat janë gjetur në fotokopjet e biografit zyrtar të Mussolinit./tesheshi.com/