Drejtori i Srbijagas dhe një zyrtar i lartë i SPS-së, Dushan Bajatoviç, tha se nëse do të duhej të luftonte për Kosovën, ai do të ishte i pari që do të regjistrohej. Ai shtoi se tashmë ishte komandant ushtarak dhe se ka marrë pjesë në luftën në Bosnje, në Vukovar të Kroacisë dhe në Kosovë.
Ky zyrtari i Partisë Socialiste të Serbisë, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një klip nga podcasti i Informer TV në të cilin ka thënë se nëse do të ketë luftë për Kosovën, ai do të jetë i pari që do të regjistrohet.
“A duam të hyjmë në luftë për Kosovën? Epo, nëse duhet, unë do të jem i pari që do të aplikoj. Meqë ra fjala, kam qenë komandant ushtarak, kam qenë në Vukovar, kam qenë në Bosnje, kam qenë në Kosovë. Më thirri vendi im”, ka thënë ky serb, duke theksuar se luftën do e sjellë Kurti dhe Amerika. /tesheshi.com/