Koordinatori i BE për Luftën Kundër Terrorizmit, Gilles de Kerchove, tha se pritet që sulmet terroriste në Europë të vazhdojnë edhe për shumë vite.
Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘El Mundo’, eksperti në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, Kerchove, ka folur mbi sulmet e fundit terroriste të Europë dhe kërcënimet në të ardhmen.
Ai pretendon se Europa do të jetë e ekspozuar edhe nga sulme të tjera.
“Në Europë ka të paktën 50 mijë radikalë. Sulmet e ngjashme si ato në Barcelonë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme”, tha Kerchove.
Pasi ka bërë të ditur se është një punë shumë e vështirë përcaktimi i personave radikalë, Kerchove tha se “të qënit radikal, i lidhur me një sekt apo të jesh agresiv kundër ideve perëndimore nuk është krim.
Duhet të përcaktohet mirë se kush është me të vërtetë shqetësues. Dhe, më të rrezikshmit duhet të mbahen nën vëzhgim për 24 orë në 7 ditë të javës”.
Sipas tij, në Britani të Madhe ndodhen rreth 20 deri në 35 mijë radikalë identiteti i të cilëve dihet. /tesheshi.com/